Google ADS

Shumë shpejt vdekja nuk do të ekzistojë dhe …

22:29 | 24 Gusht 2018
Trina Galanxhi

Plakja dhe vetë vdekja shumë shpejt mund të jenë probleme të së shkuarës. Të paktën kështu pretendon një futurologjist, i cili thotë se të gjithë ata që kanë lindur në 1970 mund të jetojnë përgjithmonë.

Ai parashikon se deri në vitin 2050, njerëzit mund ta tejkalojnë nevojën për trupin fizik, me anë të teknologjisë. Disa prej hipotezave janë se inxhinieria genetike në një të ardhme mund të përdoret për të zgjatur jetëgjatësinë e trupit, duke ndaluar apo zhdukur plakjen e qelizave.

Nga ana tjetër përparimi me Inteligjencën Artificiale (AI), mund të çojë në trupa android për njerëzit, në mënyrë që të vijojnë të jetojnë pasi trupi i tyre të ndalojë së funksionuari. Dhe botët e realitetit virtual mund të krijohen mënyra që njerëzit të ngarkojnë koshiencën e tyre, një moment që trupi fizik i ka vdekur.

Siç shkruan e përditshmja “DailyMail”, deklaratat vijnë nga Dr. Ian Pearson, në inxhinier dhe shpikës nga Ipswich, i cili prej kohësh studion sesi do të jetë jeta jonë në të ardhmen. Sipas tij, pavdekshmëria ka qenë dhe është një temë e cila gjithnjë ka tërhequr shumë vëmendje.

“Ka shumë njerëz që duan të jetojnë përjetë. Por diferenca tani është se teknologjia po avancon shumë shpejt dhe janë të shumtë ata tashmë që besojnë se do të jetë e mundur“, thotë Pearson.

Eksperti thotë se të gjithë ata që në 2050-n do të jenë ende gjallë, mund të mos vdesin.

“Në 2050-n do të jetë e mundur vetëm për të pasurit dhe të famshmit. Por për pjesën më të madhe të njerëzve, me gjasë do të mund ta përballojnë koston në 2060-n.” Dr Pearson shprehet se shumë zhvillime që po ndodhin në botë tani, e bëjnë të mundur që të besojë se njerëzit do të mund t’i shpëtojnë vdekjes.

Eksperti parashikon që kostoja e pavdekshmërisë në një trup robotik do të jetë fillimisht tepër e lartë, por brenda 20 viteve, pra në 2070-n, edhe ata që kanë të ardhura të pakta do të kenë mundësinë që ta përballojnë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme