Fillon sezoni i 56-të në Bundesliga, formacionet zyrtare: Bayern Munich – Hoffenheim

19:36 | 24 Gusht 2018
Arbresh Info

Bayern Munichu dhe Hoffenheimi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e premte).

Sezoni i 56-të në Bundesliga nis këtë të premte dhe kampioni në fuqi pret në Allianz Arena skuadrën e TSF Hoffenheim, transmeton portali arbresh.info.

Për të gjashtë herë radhazi, Bayern Munichu e nis sezonin e ri si një kampion në fuqi.

Ata kanë fituar pesë ndeshjet e tyre të para dhe hera e fundit që kanë humbur takimin e parë ishte sezoni 2011/12 (0 me 1 në shtëpi kundër Borussia Monchengladbach).

Gjatë dhjetë sezoneve të kaluara, Hoffenheimi ka regjistruar një rekord mjaftë të përzier në takimet e tyre të para. Megjithatë, ata kanë ndalur me barazim 1 me 1 Bayern Munichun në sezonin 2009/10.

Takimi i sotëm mes dy skuadrave zhvillohet duke filluar nga ora 20:30./arbresh.info/

Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Hoffenheim

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme