Bandat e kërcënojnë me vdekje Matteo Salvinin

18:21 | 24 Gusht 2018
A. B.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale kreu i grupit parlamentar te LSI, Petrit Vasili heq një paralele mes luftës që po bën qeveria italiane me bandat dhe asaj që ndodh në vendin tonë.

Sipas tij në Shqipëri kryeministri bashkejeton me 40 banda kriminale te deklaruara nga ai vete, ndërsa në Itali zv.kryeministri kërcënohet për luftën që u ka shpallur bandave.

Reagimi

Salvinin e kercenojne me vdekje bandat,ndersa kryeministrit tone i buzeqeshin.

Ministri i Brendshem i Italise Matteo Salvini hapi nje front lufte te pameshirshem ndaj krimit te organizuar, bandave, trafikanteve te droges dhe te qenieve njerezore ne Itali. Rezultatet e tij brenda pak javeve kane qene te jashtezakonshme dhe mbeshtetja e qytetareve italiane per te rritet ne menyre spektakolare, ndersa shqetesimi i bandave te krimineleve me i madh se kurre.

Duke i goditur ne zemer bandat Salvini ai po perballet edhe me kercenimet me vdekje prej te tyre. Ndersa kryeministri i Shqiperise bashkejeton me 40 banda kriminale te deklaruara nga ai vete.

Keto banda i buzeqeshin kryeministrit dhe ai ju buzeqesh atyre se kane shume gjera te perbashketa mes vedi.

Kryeministri ka frike edhe te flase e jo më ti godase bandat.

Kryeministri,qe ben llafazanin,arrogantin,

gojepisin dhe qe kakaris si gjeli ne pleh,kur vjen fjala te bandat rri si pule e hutuar.Kuptohet ka frike.

Megjithse Departamenti Amerikan i Shtetit dhe CIA flasin qarte per krimin e organizuar,pastrimin dhe parave te pista i vetmi qe nuk flet,nuk leviz gishtin,nuk vepron eshte vetem ai,kryeministri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme