Më shumë se 500 fëmijë emigrantë të ndarë nga familjet e tyre

17:56 | 24 Gusht 2018
Arbresh.info

Administrata e Trump ende nuk ka bashkuar më shumë se 500 fëmijë emigrantë me prindërit e tyre që nga ndarjet e familjeve që janë bërë muaj më parë.

Në një status, avokatët e qeverisë kanë thënë se afro 528 fëmijë emigrantë kanë mbetur në strehimore nga qeveria pa prindërit e tyre që nga 20 gushti – gati një muaj pas afatit të caktuar nga gjykata më 26 korrik për ribashkimin e familjeve të ndara.

Prej fëmijëve të ndarë nga prindërit e tyre, 23 janë nën moshën 5 vjecare. Dhe prindërit e 343 fëmijëve të tjerë nuk gjenden në SHBA, ka thënë administrat e Trump në fillim të këtij muaji.

Edhe pse afati i fundit ishte 26 Korriku, afro 700 fëmijë janë në strehimore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme