Bytyqi merr vendim për pastrimin e hapësirave rreth objekteve edukative-arsimore

17:27 | 24 Gusht 2018
Arbresh.info

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim, me të cilin obligohen të gjithë nxënësit dhe studentët që më 15 shtator (e shtunë) të ndihmojnë në pastrimin e të gjitha hapësirave për rreth objekteve edukative-arsimore.

Sipas njoftimit të MASHT, ministri është bazuar në mbështetje të nenit 4, 21 dhe 22 të Ligjit nr. 03/L-189 për administratën shtetërore të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, në pikën dy të po këtij vendimi, obligohen të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit që të hartojnë një plan për mbjelljen e pishave në oborret e shkollave.

Të ngjashme