Google ADS

Ironike: Aktivisti për të drejtat e kafshëve goditet me patë (Video)

12:55 | 21 Gusht 2015
Arbresh.info

Një aktivist për të drejta të kafshëve i cili po filmonte një festival të pazakontë të ndjekjes së patave në brigjet e Katalonisë në mënyrë që të dokumentojë torturën që u bëhet këtyre krijesave, në mënyrë ironike goditet në fytyrë nga një zog i gjallë.

Gjatë festivalit, 50 pata hedhen në det dhe duhet të kthehen në breg nga notuesit. një grua jo vetëm që e mori zogun por e përdori atë si armë ndaj aktivistit të organizatës për shpëtimin e kafshëve Espana.

Sidoqoftë si rezultat i incidentit, kjo mund të jetë hera e fundit që mbahet ky festival, pasi autoritetet pritet të mbajnë referendum nëse duhet të vazhdohet kjo traditë apo jo. Sipas aktivistëve për të drejta të njeriut kjo u shkakton shpezëve stres, hemorragji të brendshme, dhembje dhe frikë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme