Ministria e Drejtësisë ka lëshuar kërkesë zyrtare për ekstradimin e Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviqit nga Kosova.
Siç njoftoi gjykatësi Ognen Stavrev, ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska ka dorëzuar njoftim deri tek gjykata se tashmë ka nisur procesin e ekstradimit dhe gjithçka tani varet nga autoritetet kosovare.
Edhe disa vite më parë ka pasur një kërkesë të tillë ekstradimi, por Ministria e Drejtësisë së Kosovës nuk ka lejuar pasi ka thënë se nuk ka prova të mjaftueshme se ata dy e kanë kryer veprën për të cilën akuzohen.
Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq ishin mbajtur në Kosovë për armëmbajtje pa leje dhe tashmë janë qytetarë të lirë që jetojnë në Kosovë.
Në seancat e kaluara vëllai i Afrimit, Agimi, pati njoftuar se ai jeton në Prishtinë por nuk ia di lokacionin e saktë të banimit dhe se policia e Kosovës është e vetmja që ua di vendndodhjen.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...