Google ADS

Lluka: Beogradi nuk po lejon gërmimin në lokacionet ku dyshohet për varreza masive

12:37 | 24 Gusht 2018
M. A.

Është mbajtur takimi i radhës së Këshillit Organizativ për shënimin e 30 Gushtit – Dita Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur.

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj  për personat e pagjetur, Jahja Lluka tha se Serbia nuk është shumë e gatshme me bashkëpunoj për gjetjen e të zhdukurve.

“çështja e të zhdukurve është prioritet i qeverisë së Kosovës. Ne kemi parapa një agjendë pak më ndryshe se viteve tjera.

“Të enjten në orën 16:30 do të tubohemi bashkë me familjarët e të zhdukurve ku do të ecim përgjatë sheshit “Nëne Tereza”.

Komisioni qeveritar është duke bërë një punë të rëndësishme. Asnjëherë nuk jemi të kënaqur sepse numri i të zhdukurve është i madh”.

Lluka përmendi disa dyshime që ka qeveria e Kosovës ne serbi por që nuk po lejohet të fillojnë gërmimet.

“Këto vendndodhje të varrezave duhet të respektohen sepse me vendimin nga Serbia që të mos pranohet nisja e gërmimeve në ato zona nënkupton se Serbia e din që aty mund të ketë diçka” tha ai.

Në Kosovë janë 1648 persona të pagjetur./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme