Mbi 1 mijë zyrtarë policorë të Kosovës pritet të dalin në pension të parakohshëm nëse projektligji i hartuar procedohet në Qeverinë e Kosovës. Përfaqësues të Sindikatës së Policisë kanë shpalosur edhe kërkesat e tyre të pensionimit.
Sindikata e Policisë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës pensione të ngjashme si të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). 60-përqindëshi i pagës së tyre bruto i bie të jetë mbi 300 euro për 1 mijë zyrtarët policorë të cilët pensionohen në moshën 55-vjeçare.
Një projektligj i tillë ka filluar të hartohet, pavarësisht se Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e kishte kritikuar ashpër një iniciativë të tillë.
“Në të njëjtën kohë ne jemi gjithnjë e më të shqetësuar për iniciativat e shpenzimeve sociale, siç është skema e propozuar e pensioneve për mësuesit të cilët punuan në sistemin paralel në vitet 1990 ose skemën e pensionit të parakohshëm për forcat policore. Këto do të krijonin detyrime të mëdha të pensioneve të pafinancuara, të cilat sistemi i pensioneve tashmë i pafinancuar në Kosovë thjesht nuk mund ta përballojë. Për më tepër, kërkesa për skema të ngjashme për profesione tjera me siguri do të pasojë, duke vënë në rrezik buxhetin e Kosovës dhe qëndrueshmërinë e borxhit”, pati thënë kohë më parë shefi i FMN-së Ruud Vermuelen gjatë një interviste për gazetën “Zëri”.
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...