Digjet makina e nënkryetarit të bashkisë

08:27 | 24 Gusht 2018
Arbresh.info

Policia e Shtetit njoftoi se në datën 24.08.2018, rreth orës 02:35, në lagjen “29 Nëntori” Ballsh, është djegur një BMV e parkuar në pronësi të shtetasit H.S (Nënkryetar i Bashkisë Ballsh).

Paraprakisht dyshohet se makina është djegur si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme