Google ADS

Ish-kryetari i Beogradit: Çka të presim nga një vend që glorifikon Mlladiqin dhe mbron Kosovën e humbur?

00:09 | 24 Gusht 2018
Trina Galanxhi

Milan St. Protiq, ish-kryebashkiak i Beogradit, i cili kohë më parë u bë temë diskutimi në rajon me dënimin që i bëri gjenocidit në Srebrenicë, ka dhënë një intervistë për të revistën serbe “Nedeljnik”.

Aty ka folur për qeveritë e kaluara por edhe të tashmen, të Aleksandar Vuçiqit dhe të Zoran Xhinxhiqit, për Sllobodan Millosheviqin dhe Kosovën, për Ratko Mlladiqin dhe kishën ortodokse serbe.

“Çka të pritet nga një vend që glorifikon Ratko Mlladiqin, mbron Kosovën e humbur dhe i frikësohet njerëzve të saj më të mençur”, ka pyetur Protiq, që njëherësh është edhe historian, transmeton Koha.net.

“Nuk po i dëgjojmë njerëzit tanë më të mençur. Ne nuk e dëgjojmë as çfarë thotë njëfarë Dushko Kovaçeviq, dramaturgu më i madh serb i gjysmës së dytë të shekullit të 20-të. Të gjithë e shikojnë ‘Maratonët’ dhe qeshin ‘hi-hi-hi, ha-ha-ha’, mirëpo çfarë thotë Dushko, pse të na interesojë”, thotë Protiq.

Ai tutje ka kritikuar shoqërinë serbe për shpërfillje të shumë fytyrave të ndritura serbe, në të gjitha fushat e jetës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme