Ka shumë tregime rreth kësaj. Disa madje thonë që edhe Maria Antoaneta është thinjur brenda natës. Megjithatë, gjetja e thelbit të problemit është shumë e vështirë.
Në vitin 1982 piloti Eric Moody është përgatitur për një fluturim të lehtë nga Kuala Lumpur deri në Perth. Qielli ishte i kthjellët, ndërsa ekuipazhi i lumtur. Megjithatë, gjatë fluturimit përmbi Java, një nga motorët ka dështuar. Dhe pas tij edhe të tjerët.
Moody nuk ka treguar as frikë e as stres. Lehtësisht ka arritur të ulte aeroplanin në një aeroport në Xhakarta. Ai kishte zbuluar që hiri vullkanik e kishte shkaktuar dështimin e motorëve.
Megjithatë, pas vetëm gjashtë muajsh, Moody është thinjur. Të gjitha flokët e tij kanë ndryshuar ngjyrën.
Kapiteni Moody nuk është i vetmi të cilit i ka ndodhur kjo. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me shumë personalitete historike dhe në periudhë shumë më të shkurtër.
Kur mbretëresha franceze Maria Antoaneta është dënuar me ekzekutimin në gijotinë, flokët e saj janë thinjur brenda natës derisa ka pritur ekzekutimin e dënimit. Avokati anglez Thomas More është ekzekutuar në vitin 1535, ndërsa dëshmitarët kanë thënë që flokët e tij para ekzekutimit kishin ndryshuar ngjyrën.
Shumë ekspertë me vite pyeten nëse kjo është me të vërtetë e mundur. A ekziston procesi fiziologjik gjatë të cilit për shkak të stresit të madh ndryshon ngjyra e flokëve për një kohë të shkurtër?
Ngjyra e cila fitohet nga dy lloje të pigmentit melaninë – eumelanina, e cili përcakton se sa është floku i errët dhe feomelanina, e cila përcakton se sa të kuqe ose verdha duhet të jenë flokët. Gjatë plakjes, qelizat në folikula ndalojnë së prodhuari këto pigmente dhe kështu flokët nuk kanë ngjyrë.
Të gjitha proceset ende nuk janë të njohura në tërësi. Një nga supozimet është që qelizat prodhojnë peroksidin e hidrogjenit, i cili shpërbëhet me ndihmën e enzimës së quajtur katalaza. Me plakjen, krijimi i kësaj enzime reduktohet, ndërsa peroksid hidrogjeni i grumbulluar bllokon prodhimin e melaninës.
Hulumtimi i udhëhequr nga Robert Lefkowitz, fituesi i “Nobelit” për kimi, ka ofruar disa gjurmë të reja. Ata kanë gjetur mekanizmin në të cilin stresi kronik ka shkaktuar dëmtimin e ADN-së te minjtë, çka ka mundur të çojë te gjendja siç është ndryshimi i papritur i ngjyrës së qimes.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë