Megjithëse ende nuk e ka futur në prodhim modelin Tesla Model 3, që do të kushtojë mbi 30 mijë euro
Model 3 është pëlqyer në masë të madhe, duke i dhënë prodhuesit amerikan epitetin e krijuesit të sedanit më të mirë elektrik, transmeton Telegrafi. Megjithatë, për shumë blerës çmimi nuk është i përballueshëm, ndërsa makina ende nuk ka hyrë në linjën e prodhimit.
Për momentin, Model 3 kushton 45 mijë euro, versioni me mundësinë e ngasjes me të gjitha rrotat është 50 mijë euro, teksa versioni më i kompletuar është afro 60 mijë euro.
Ideja që Tesla të prodhojë ndonjë EV që kushton rreth 20 mijë euro, është shumë e pakuptimtë për momentin, por Musk beson se kjo do të ndodhë brenda tri vitesh.
“Të arrish diçka madhore, është të krijosh një produkt që është i përballueshëm nga të gjitha. Kjo është një EV që kushton 20 mijë euro. Shumë e vështirë, por e mundur nëse punojmë fort që tani” ka thënë Elon Musk gjatë një interviste në një kanal në YouTube.
Në anën tjetër, një raport thekson se për të prodhuar një Model 3 nevojiten 25 mijë euro. Për të shitur një Tesla për 20 mijë euro, është e paimagjinueshme se sa duhet ulur shpenzimet e kësaj makine, në mënyrë që të ketë llogari që të shitet për këtë shumë. /Telegrafi/
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’