Mos përdorni antibiotikë, kollitjen trajtojeni me mjaltë

19:59 | 23 Gusht 2018
A. B.

Mjalta dhe ilaçet popullore do të duhej të jenë linja e parë e tretmanëve për kollitjet tek shumica e njerëzve, thuhet në rekomandimet e reja.

Antibiotikët për trajtimin e kollitjes do të duhej të përshkruhen rrallë nga mjekët, kjo ngaqë në shumicën e rasteve ndikojnë pak në uljen e simptomave.

Në shumicën e rasteve kollitja përmirësohet vetë brenda dy apo tre javësh.

Rekomandimet e mjekëve përfshijnë përdorimin e mjaltës, çajërave apo tretmane që s’janë farmaceutike.
Mbi përdorimi i antibiotikëve bën më të vështirë luftimin e infeksioneve, duke krijuar super-baktere resistente.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme