Kur ekipet e shpëtimit arritën në shtetin jugor Kerala të Indisë, të shkatërruar nga përmbytjet, një çift në qytetin Thrissur nuk pranoi të largohej pa 25 qentë e vet, njofton BBC.
Uji ishte në rritje dhe qentë ishin ishin mbledhur në një shtrat të vetëm. Ekipet e shpëtimit arritën me barka dhe znj. Sunith u tha atyre se i shoqi dhe ajo kategorikisht nuk do të largoheshin pa kafshët e tyre, të braktisur e të lënë rrugëve.
“Fqinjët e tanë ishin zhvendosur në shkollat dhe kampet pranë. Ekipet e shpëtimit thanë se ne nuk mund t’i çonin qentë tanë në një nga këto kampe”, tha ajo.
Kështu që ekipet e shpëtimit u kthyen dhe kontaktuan me një grup për mbrojtjen e kafshëve.
Znj. Sally Varma nga Humane Society International tha për BBC se vullnetarët e tyre arritën shpejt dhe e rregulluan që qentë të vendoseshin në një qëndër speciale për kafshët e prekura nga përmbytja. Znj. Varma tha se ajo kishte filluar një fushatë mbledhjesh fondesh për familjen dhe kafshët e saj e qëllim që të mund të ndërtohet një stelë në shtëpinë e tyre pasi të ikë përmbytja.
Rreth 400 vetë kanë vdekur nga përmbytjet më të këqija që kanë prekur Keralën gjatë një shekulli. Mijëra të tjerë janë bllokuar. Më shumë se një milion njerëz janë zhvendosur në kampet e ngritura për ndihmë, në të gjithë vendin.
Më e habitshmja është se si qindra kafshë janë duke u shpëtuar nga zonat e prekura. Në atë që po duket si një nga operacionet më të mëdha të shpëtimit të kafshëve nga një fatkeqësi natyrore në Indi, qindra vullnetarë dhe mbrojtës të kafshëve janë duke shkuar në zonat e përmbytura
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...