“Jo, nuk e mbaj mend ndonjë deklaratë të tillë nga Rugova”, tha Krasniqi.
Sot gjatë ditës, Presidenti Hashim Thaçi e citoi një deklaratë të Presidentit Ibrahim Rugova të vitit 1994, por pa e përmendur burimin e kësaj deklarate, se ku apo për kë e kishte thënë Rugova këtë fjali.
Thaçi pretendon se Ibrahim Rugova kishte deklaruar; “Jo ndarje të Kosovës, por po shkëmbimit të territoreve”.
Milazim Krasniqi thotë se gjatë viteve 90 ka pasur shumë diskutime e opsione në qarkullim. Ai përmend të vetmin dokument zyrtar për këtë cështje, që ishte njohur si dokumenti i “tri opsioneve”.
“Në vitin 1991 ka qenë një dokument i këshillit të partive politike shqiptare që quhej “tri opsionet”, i cili parashihte versione, se nëse do të ruheshin kufijtë e Jugosllavisë, të mbetej Kosova si Republikë, Nëse do të lëvizshin kufijtë e brendshëm të Republikave, të bashkoheshin të gjithë shqiptarët në një republikë në Jugosllavi dhe nëse ndryshoheshin kufijtë e jashtëm, në atë rast do të bëhej bashkimi i Kosovës me Shqipërinë”, tha Krasniqi për KALLXO.com.
Ai shtoi se në fund, nga këto tri opsione kishte dominuar opsioni që Kosova të jetë republikë e pavarur jashtë Jugosllavisë.
Ai përmend një deklaratë të Dobrica Çosiqit, ku kishte përmendur idenë e ndarjes së Kosovës, e që Krasniqi kujton se kjo ishte diskutuar edhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuar.
Kjo sipas profesorit Krasniqi, ishte refuzuar nga pala kosovare.
“Dokumente për shkëmbim të territoreve për sa mbajë mend unë nuk ka pasur. I vetmi dokument zyrtar ka qenë dokumenti tri opsionet”, tha Krasniqi.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...