Bukëpjekësi nga Frizach, që gjeti punë në Klagenfurt, ka vozitur në të njëjtën rrugë për disa javë dhe aty nuk ka parë asnjëherë se është shpejtësia e limituar prej 30 kilometrave për orë, transmeton KP.
“Nuk e pashë se po kaloj nëpër zonë me atë kufizim. Ishte gjithnjë errët dhe isha shumë i lodhur”, shpjegoi ai.
Disa javë më vonë, Valner mori një numër dënimesh dhe pret më shumë. Deri më tani, Valner është dashur të paguajë rreth 3,000 euro për gjobat.
Nga autoritetet komunale thonë se është hera e parë që dikush në të njëjtin vend bie 42 herë në radar dhe urdhëruan që shoferi të paguajë 300 euro më pak se sa gjoba e përgjithshme.
Për shkak të ndëshkimit, babai i gjashtë fëmijëve duhej të anulonte pushimin e tij në Greqi.
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...