Me vite ushtronte detyrën e prokurorit special në Kosovë. Ali Rexha u pensionua vetëm para tre muajve. Por sikur të ishte në detyrë, ai thotë se me kënaqësi do ta merrte lëndën e veteranëve të lënë në gjysmë nga ish-kolegu i tij, Elez Blakaj.
Por, pavarësisht kësaj, ish-prokurori i speciales, Ali Rexha, e konsideron Elez Blakajn si prokurorin më të përgatitur profesionalisht. Ani se e pranon se në Kosovë për ta ushtruar funksionin e prokurorit është sfidë.
Rexha për Gazetën Express ka folur rreth punës së Blakajt që e kishte kryer si prokuror në Kosovë duke u rreshtuar kështu si njëri ndër prokurorët e parë në vend i cili publikisht i ka dalë në mbrojtje atij.
“Unë e kam çmuar si prokuror. Haptas e them se është prokurori më i përgatitur profesionalisht në Prokurorinë Speciale”, ka thënë Rexha, i cili u pensionua muaj më parë nga pozita e prokurorit.
Prokurori Rexha thotë se kolegu i tij ka qenë i duhur për të kryer hetimet mbi listat e fryra të veteranëve. Po ashtu, ka treguar se Blakaj ka pasur shumë presion, rrjedhimisht e ka pasur edhe të vështirë të kryej punën e tij në lëndën që kishte.
“Prokuroi nuk e ka pas hic lehtë me e kry punën e tij. AI ka qenë më i përgatituri, më i kompletuari për këtë lëndë. Unë e di që Blakaj e ka pas shumë vështirë me punua me një presion të tillë nga veteranët”, ka thënë prokurori për Express.
Tutje ai shton se Blakaj nuk i ka merituar sulmet e tilla që po i bëhen.
“Unë po të isha në detyrë e kisha marrë atë lëndë. Lënda tash është e gatshme me u dërgua në gjykatë, apo eventualisht me e lëshua gjykata një urdhëresë me blloku mos me e ba transferin edhe me vazhdu me gjykim. Ka aty hala me punu, se ende nuk janë verifikuar krejt gjërat”, ka thënë Rexha.
E, prokurori i pensionuar, që tash ushtron funksionin e avokatit, pret që prokurori Haki Gecaj do të vazhdojë punën e Elez Blakajt, i cili dha dorëheqje pasi la të gatshme aktakuzën e ngritur për mashtrimet në listat e veteranëve.
“Unë besoj që Haki Gecaj do ta marrë atë lëndë, sepse askush nuk mundet me e shty atë lëndë përpos Hakisë. Asnjëri nuk është aty që ja vlen për ta marrë këtë lëndë”, ka thënë Rexha për Express.
Pak ditë më parë, ish- prokurori në Prokurorinë Speciale, Elez Blakaj, dha dorëheqje dhe akuzoi Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi për ndërhyrje në hetimet në rastin e listave të veteranëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Po ashtu, ai kishte deklaruar se u ishte nënshtruar presioneve e kërcënimeve që e kishin detyruar atë të jepte dorëheqjen.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend