Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi është duke studiuar opsionet më të mira për të ndalur Cristiano Ronaldon dhe bashkëlojtarët e tij.
Në mbrojtje, Luiz Felipe qëndron jashtë linjave, gjë që ka shtyrë Inzaghin të zgjedh mes Martin Caceres, Wallaces dhe Bastos, transmeton portali arbresh.info.
Mbrojtësi nga Angola tashmë ka rrëmbyer pozitën startuese të brazilianit kundër Napolit, por për shkak se Caceres e njeh mjaftë mirë Juventusin, pasi ka shpenzuar dy sezone te “Zonja e Vjetër”, mund të jetë startues në këtë ndeshje.
Strategu i ‘Biancocelestit’ mund të startoj gjithashtu me Milan Badeljin dhe Lucas Leivan në front të mbrojtjes, për të krijuar një mur të pathyeshëm në stadiumin e Juventusit.
Ndeshja mes Juventusit dhe Lazios zhvillohet të shtunën duke filluar nga ora 18:00./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...