Bashkimi Evropian pajtohet që të ndaj 18 milion euro në ndihmë për Iranin të enjten.
Kjo do t’i ndihmonte në kompensimin e sanksioneve të SHBA dhe të shpëtojë marrëveshjen e vitit 2015 që bëri Teheranin të kufizonte ambiciet e tij bërthamore shkruan Reuters përcjell arbresh.info
Shefi i politikës së jashtme Federica Mogherini tha se BE ishte e angazhuar për bashkëpunim me Iranin. “Paketa e re do të zgjerojë marrëdhëniet ekonomike dhe sektoriale në fushat që janë të dobishme për qytetarët tanë, “tha ajo.
Njoftimi është pjesë e përpjekjeve të profilit të lartë të BE për të mbështetur marrëveshjen bërthamore që Presidenti i SHBA Donald Trump braktisi në maj.
Ajo është gjithashtu pjesë e një pakete më të gjerë prej 50 milion euro të destinuara për Iranin në buxhetin e BE, tha Reuters. BE po punon për të ruajtur tregtinë me Iranin, i cili ka kërcënuar se do të ndalojë përmbushjen e marrëveshjes bërthamore nëse nuk arrin të shohë përfitimet ekonomike të lehtësimit nga sanksionet./arbresh.info/
Tre shenja që shkojnë mirë me Peshoren
Anketa: Harris mbështetje më të madhe se Trump mes votuesve ...
“Armatimi ishte futur me automjete edhe atë natë”, Drejtori ...
Real Madrid arkëton tri pikët e radhës në La Liga
Miftaraj: Aktakuza për Banjskën, më profesionalja në histori...
Lajçak dhe diplomatët amerikanë flasin për dialogun Kosovë-S...