Google ADS

ISIS merr përgjegjësinë e sulmit me thikë në Paris

14:13 | 23 Gusht 2018
Arbresh.info

Një burrë i cili ishte në mbikëqyrje për terrorizëm ka qëlluar për vdekje nënën dhe motrën e tij si dhe ka plagosur rëndë një person në një periferi të Parisit, para se të vritej nga policia.

Agjencia e lajmeve Amaq, që ka lidhje me Shtetin Islamik, raporton që një anëtar i grupit militant ka kryer sulmi terrorist në Trappes, sipas SITE Intelligence Group, transmeton portali arbresh.info.

Por ministri i brendshëm Gérard Collomb tha se sulmuesi “është më shumë dikush i paqëndrueshëm se sa dikush që do të ndjekë udhëzimet e organizatave terroriste”. Ai e përshkroi sulmuesin si “me probleme të rëndësishme psikiatrike”.

Sulmi u zhvillua në një zonë rezidenciale të Trappes, një lagje e klasës punëtore dhe etnikisht të ndryshme në jugperëndim të Parisit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme