Veturat ‘Ferrari’ të cilat njihen për shpejtësinë dhe çmimet e larta të cilat posedojnë në treg, vështirë që mund t’i hasesh në rrugën tona.
Sipas të dhënave qe ka siguruar kallxo.com nga Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë janë vetëm 6 vetura ‘Ferrari’.
Çmimet e makinave luksoze ‘Ferrari’ janë nga 180 mijë deri në vlerë prej 400 mijë euro.
Vetura me e lire e mundshme është modeli ‘Ferrari 400i’ i viteve të 80-ta që tanimë shitet me vlerë rreth 20 mijë euro.
Numri i përgjithshëm i makinave te ndërtuara dhe të shitura në të gjithë historinë e saj është përafërsisht 130.000
‘Ferrari S.p.A’ me bazë në Maranello të Italisë u themeluar në vitin 1929 nga Enzo Ferrari, qe në fillim merrej vetëm me prodhimin dhe sponsorizimin e makinave të garave ndërsa prodhimi i parë i makinave sportive filloi në 1947.
Në vitin 1988, Enzo Ferrari nxori në treg ‘Ferrari F40’, qe u konsiderua dhe njëra nga super makinat me të famshme të prodhuara ndonjëherë.
Nga 2002 deri në 2004, Ferrari prodhoi modelin të quajtur ‘Enzo’ në nder të themeluesit të kompanisë.
Enzoja ishte modeli më i shpejtë i Ferrarit në atë kohë, i cili në fillim iu shit klientëve të besuar dhe atyre që kishin bërë porosi më parë, secila prej 399 copëve të prodhuara (përveç të 400-tën e cila iu dhurua Vatikanit për bamirësi) kishin një çmim prej 650,000 dollar.
Që në fillimet e kompanisë, Ferrari është përfshirë në garat e makinave, duke konkurruar në disa kategori duke përfshirë këtu Formula 1.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...