Google ADS

Ministri Gashi do të marr pjesë në tryezën për dhunën në familje në Gjakovë

07:51 | 23 Gusht 2018
V. S.

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, do të marr pjesë në Tryezën e Rrumbullakët: “Dhuna në Familje”, e cila do të mbahet në shkollën e mesme “Hajdar Dushi” në Gjakovë.

Tryeza organizohet nga Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi në Gjakovë, përkrahur nga ICITAP, (Programi Ndërkombëtar i Asistencës në Trajnim për Hetimet Penale) dhe mbështetur nga MPB-Departamenti për Siguri Publike, Policia e Kosovës dhe akterët tjerë relevant.

Në këtë tryezë po ashtu do të marrin pjesë edhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, znj. Kimberly Riffe, Menaxhere e Programit të ICITAP-it, Bedri Cahani, Koordinator i EVSB Gjakovë dhe znj.Drita Perezic, Këshilltare e Lartë e ICITAP-it./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme