BE-ja e shqetësuar me rastin e prokurorit Blakaj

07:05 | 23 Gusht 2018
Arbresh.info

Bashkimi Evropian nëpërmes një njoftimi për media ka shprehur shqetësimin lidhur me rastin e prokurorit të dorëhequr Elez Blakaj.

BE-ja thekson se deklaratat e disa politikanëve dhe prokurorëve të Kosovës minimizojnë parimet kyçe të sundimit të ligjit.

“Pavarësia dhe autonomia e gjyqësorit, përfshirë Prokurorinë është e një rëndësie të veçantë në këtë kontekst dhe duhet patjetër të sigurohet. BE-ja bënë thirrje që hetimet duhet të vazhdojnë me profesionalizëm dhe në respektim të plotë të ligjit, pa ndërhyje nga askush”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme