Google ADS

Italia i beson Matteo Salvinit, rritet popullariteti i tij pas tragjedisë në Gjenova

01:12 | 23 Gusht 2018
Trina Galanxhi

Popullariteti i ministrit të Brendshëm të linjës së ashpër të Italisë, Matteo Salvini, po rritet, ndërsa ai prek në emocionet e një kombi të dëshpëruar dhe i përqafon ato sikur të ishte ende në gjurmët e fushatës. Ky fakt askund tjetër nuk ishte më evident se në funeralin shtetëror të shtunën për 19 nga 43 të vrarët në shembjen e urës “Morandi” në Genoa.

Me gëzim dhe përqafime u përshëndet Salvini, gjithashtu zëvendëskryeministër dhe udhëheqës i Lidhjes së ekstremit të djathtë dhe partneri i tij i koalicionit, Luigi Di Maio, kreu i lëvizjes anti-establishment (M5S), pasi arritën në ceremoni.

Në të kundërt, përçmimi i thellë për qeverinë e mëparshme të Italisë u reflektua në fyerjet që u hodhën anëtarëve të Partisë Demokratike të qendrës së majtë.

Në atë që disa e përshkruajnë si çastin e duhur për t’u ringritur, shumë italianë jo vetëm që llogarisin në një reagim të fuqishëm dhe të shpejtë ndaj tragjedisë nga udhëheqësit e tyre të rinj, por gjithashtu varen nga ata për të zgjidhur problemet kronike, nga papunësia e lartë te korrupsioni, që kanë rrëzuar vendin kredibilitetin e vendit për dekada të tëra.

Më tepër, sipas “TheGuardian” disa gjejnë te Salvini, një njeri të admireshëm për qëndrueshmërinë e tij. 45-vjeçari ka qenë në kreshtën e valës së popullaritetit që nga zgjedhjet e përgjithshme më 4 mars, duke komanduar përkrahje të fortë në të dyja territoret tradicionale të Lidhjes dhe në jugun e varfër.

Mbështetja e partisë gati dyfishohet nga 17% në fillim të marsit, në rreth 30%, sipas sondazheve më të fundit. Vetëm dy të tretat e mbështetësve të tij të rinj janë ata që abstenuan në zgjedhjet e përgjithshme, ndërsa pjesa tjetër votuan më parë për Partinë Demokratike, “5 Yjet” ose Forza Italia të Silvio Berlusconit.

Qasja e tij e ashpër ndaj imigracionit, e cila ka bërë që Salvini të mohojë të drejtën e anijeve për të hyrë në portet italiane që nga qershori, është një faktor kyç në mbështetjen e rritur të partisë së tij.

“Një numër i konsiderueshëm abstenuesish tani simpatizojnë Salvinin”, tha Antonio Noto, kreu i firmës së votimit, IPR. “Ai po ndërton konsensus edhe në jug, me ish-votuesit e  5 Yjeve që tani mbështesin Lidhjen”.

“Njerëzit e shohin atë si një ‘njeri të fortë’ – emigracioni ishte një temë e rëndësishme gjatë fushatës zgjedhore dhe vazhdon të jetë”, shtoi ai.

Një sondazh më parë këtë muaj zbuloi se 60% e italianëve janë të bindur për suksesin e qeverisë së koalicionit. Teksa vazhdojnë hetimet për gjetjen e shkakut të rënies së urës Morandi, edhe ata që janë të kujdesshëm ndaj politikanëve mendojnë se në mesin e alternativave të pakta, kryesorja është që të kenë besim në udhëheqjen e tyre.

Një shënim i përzemërt drejt Salvini u bë edhe nga Andrea Bocelli pasi ministri ishte midis të ftuarve në shtëpinë e pushimeve të tenorit të famshëm në Forte dei Marmi, Toscana, të shtunën në mbrëmje.

“Unë kurrë nuk kam bërë politikë në jetën time, por le t’i japim kohë”, tha Bocelli më pas për gazetarët lokalë. “Nga natyra, unë jam i prirur të kem besim … nëse loja luhet keq, atëherë është e keqe, por nëse luhet mirë, atëherë do ta përsëris besimin tim”, theksoi tenori.

Ndërkohë Davide Cinini ishte një mbështetës i Partisë Demokratike në Pizë përpara se të bashkohej me Lidhjen në vitin 2015.

“Shumë njerëz, veçanërisht që nga marsi, mbështesin Salvinin”, tha ai. “E majta nuk i përgjigjet nevojave të njerëzve. Salvini është një prej nesh, ai nuk fshihet … ai vjen për të na parë, na flet, për të bërë foto me ne “.

Në korrik, Salvini tha gjatë një debati televiziv se ai nuk i pëlqente të “kalonte kohë në zyrë”, duke preferuar të “shkonte në sheshe” për të folur drejtpërdrejt me njerëzit dhe “të thoshte të vërtetën” që gazetarët nuk e bëjnë. Një burim në ministrinë e brendshme pohoi se votuesit po reagonin ndaj Salvini duke ndjekur strategjinë e tij “me forcë dhe guxim”./gsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme