Cristiano Ronaldo është i përkushtuar për t’i ndihmuar Juventusit t’i jap fund dominimit të Real Madridit në Ligë të Kampionëve.
Ronaldo ka udhëhequr Real Madridin drejtë triumfit evropian në katër sezonet e kaluara, përfshirë fitoren e fundit 3 me 1 në finalen në Kiev kundër Liverpoolit, transmeton portali arbresh.info.
Superylli portugez i dha fund karrierës së tij të shquar te ‘Los Blancos’ gjatë verës dhe finalizoi transferimin e tij për 100 milionë euro te Juventusi.
Juventusi u eliminua në finale të Ligës së Kampionëve dy herë nga Real Madridi brenda katër viteve të fundit dhe ata nuk kanë arritur triumfin në këtë kompeticion që nga viti 1996.
Gjiganti në Torino ka investuar shumë me transferimin e Ronaldos në përpjekje për t’i dhënë fund dështimit të tyre në Evropë dhe lojtari është i gatshëm për ta bërë këtë.
“Dua të fitoj Ligën e Kampionëve me Juventusin”, ka thënë 33-vjeçari, transmeton portali arbresh.info.
“Ne do të fokusohemi në këtë me bashkëlojtarët e mi, por pa ngulim, hap pas hapi, dhe atëherë ne do të shohim. Nëse këtë vit jo, vitin tjetër ose pas tij”
“Qëllimi për klubin është të fitojmë kampionatin, Kupën e Italisë dhe sigurisht të japim më të mirën në Ligë të Kampionëve”
Ronaldo debutoi te Juventusi në Serie A në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Chievos./arbresh.info/
Besiktasi i Rashicës mposhtet nga Maccabi në Ligën e Evropës
“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, Edi Rama ...
Bilbao fiton bindshëm ndaj skuadrës së vëllezërve Zeneli
Kuq e Zi e gjithë Tirana
Digjet njësia e orëve në një objekt në Prishtinë, lëndohen d...
Mbi një milion ukrainas në terr si pasojë e sulmeve ruse