“Java e filmit pa zë” është një aktivitet, i cili për herë të parë do të zhvillohet në Tiranë.
Ky aktivitet në ditët e tij pritet të sjellë për publikun prodhime filmash të njohur, që mbajnë emrin e regjisorëve të vlerësuar në kinematografinë botërore. Një javë me filma, që deri më tani i kanë munguar publikut, por sipas drejtorit artistik të këtij aktiviteti Romeo Kodra, një nga synimet është që të gjallërojë në ditët e shtatorit edhe jetën artistike të Tiranës.
“Java e filmit pa zë” do t’ju afrojë më tepër, nëpërmjet një atmosfere sa romantike aq edhe artistike, drejt një kinemaje dhe muzike thuajse të panjohura për publikun shqiptar. Kemi vendosur të rigjallërojmë disa nga kryeveprat e kinemasë botërore pa zë. Por, jo vetëm kaq”, tregon drejtori artistik i kësaj jave filmi Romeo Kodra.
Ky aktivitet do të sjellë për publikun filma artistik të metrazhit të gjatë si dhe filma të metrazhit të shkurtër. Kështu nga pesë netët e kësaj jave filmi me shumë rëndësi nga organizatorët e këtij projekti është menduar jo vetëm për të sjellë ata filma që kanë bërë historinë e kinemasë, por me rëndësi është gjuha e imazhit të filmit.
“Janë shtatë filma, që do të vijnë për publikun gjatë kësaj jave filmi. Në ditën e dytë do të jenë vetëm filma me metrazh të shkurtër për publikun, ndërsa të tjerët të metrazhit të gjatë. Filma që kanë bërë historinë e kinemasë. E rëndësishme për të sjellë gjuhën e imazhit të filmit, që nuk është një gjuhë vetëm narrative”, shton më tej drejtuesi artistik i këtij projekti Romeo Kodra, ndërsa producent është Florian Çanga “VSD Theatre Studio”.
Mes filmave që pritet të shfaqen për publikun përmendim tituj si “Njeriu me kamera”, filmi “Sherlock”, etj. Organizuar prej VSD Theatre Studio dhe kuruar prej Tirana Art Lab, “Java e Filmit Pa Zë” është një aktivitet që do të zhvillohet nga data 9 deri më 13 shtator. Por ndërsa në Tiranë një javë e tillë filmi zhvillohet për herë të parë, sipas drejtorit artistik Romeo Kodra në botë aktivitete të tilla nuk mungojnë.
Muzika në javën e filmit
Një pjesë e rëndësishme e kësaj jave filmi gjithashtu është edhe muzika, ku DJ dhe performues live do të bëhen pjesë e këtij aktiviteti.
“Për të ruajtur atmosferën që karakterizon këto reperte arkeologjike të kinemasë pa zë, kemi vendosur gjithashtu t’i shoqërojmë me muzikë ekperimentale të disa prej autorëve bashkëkohor më të njohur të muzikës botërore. Dhe nuk mbaron këtu. DJ dhe performues live do i bashkëngjiten aktivitetit tonë për t’i dhënë më shumë gjallëri, për ta lidhur dhe rikontekstualizuar më shumë me të përditshmen tonë. Rezultati? Nuk e kemi parashikuar. Ai do i lihet publikut që do të ketë mirësinë të jetë i pranishëm në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve në orën 20.00 kur do të ndjekë filmat”, tregon mes të tjerave Romeo Kodra.
Çdo natë e “Javës së filmit pa zë” do të jetë një event më vete. Aty do të gjeni materiale shpjeguese për filmat, regjisorët, muzikën, kompozitorët apo performer-at. “Me rëndësi në këtë aktivitet është dhe pjesa që ka të bëjë me muzikën elektronike dhe informative. DJ në këtë javë filmi vijnë dhe si produkt i një kërkimi mbi teknologjinë e një gjuhe të muzikës, është një kërkim gjuhësor mbi muzikën”, pohon drejtori artistik Kodra. Nëse flasim për “Tirana Art Lab” janë dhe të tjerë aktivitete që janë zhvilluar më parë, organizime aktivitetesh që kanë sjellë për publikun artistë të artit bashkëkohor. Përmendim këtu dhe aktivitetin me artistin eksperimental Ilir Lluka, i cili performoi në Tiranë me muzikë elektronike, duke sjellë një eksperiment me tingullin./sotnews
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...