Shqiptari vret një person dhe plagos një tjetër në Francë

21:14 | 22 Gusht 2018
A. B.

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur pasi janë qëlluar me thikë nga një shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në La Roche-sur-Yon të Francës. Mediat vendase raportojnë se mes tyre ka pasur fillimisht një sherr, para se shqiptari t’i qëllonte me thikë.

Njëri prej tyre vdiq në vend, kurse personi i dytë ndodhet në spital në gjendje të rëndë me plagë në fyt dhe në bark. Bëhet me dije se mes autorit dhe viktimës ka pasur konflikt prej më shumë se një viti për shitjen e një makine.

Vrasja ndodhi në një rrugicë përpara disa dëshmitarëve. Pasi qëlloi me thikë të dy personat, shqiptari u largua nga vendngjarja, por u arrestua disa minuta më vonë në qendër të qytetit. Ai është marrë në pyetje në prani të një përkthyesi për shkak të gjuhës. Emri i tij nuk është bërë me dije

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme