Një veturë që po lëvizte nëpër një zonë malore në Kinë, për pak sa nuk ka përfunduar në lumë.
Kamera e sigurisë e vendosur në një veturë tjetër që po lëvizte prapa Toyota së bardhë, shfaq momentin kur shemben gurët nga shkëmbi dhe përfundojnë në rrugë dhe në pjesën e përparme të veturës, ku nga presioni dhe sasia e madhe e tyre vetura përplaset në murin mbrojtës, transmeton Telegrafi.
Edhe pse në shikim të parë dukej sikur pasagjerët dhe shoferi që ishin brenda janë lënduar, ata arrijnë të dalin jashtë veturës por me shumë vështirësi.
Në videon e publikuar më poshtë shihen kalimtarët tjerë të rastit duke ndihmuar personat që kishin ngecur brenda, ku vetëm një lëvizje e tyre e gabuar mjaftonte që vetura të përfundonte në lumë. /Telegrafi/
“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, Edi Rama ...
Bilbao fiton bindshëm ndaj skuadrës së vëllezërve Zeneli
Kuq e Zi e gjithë Tirana
Digjet njësia e orëve në një objekt në Prishtinë, lëndohen d...
Mbi një milion ukrainas në terr si pasojë e sulmeve ruse
“Mirënjohje atyre që ndryshuan rrjedhën e historisë”, Begaj:...