Cristiano Ronaldo ka zbuluar se si e siguroi ai fanellën me numër 7 nga Juan Cuadrado pas transferimit nga Real Madridi në Juventus këtë verë.
Ronaldo favorizonte fanellën me numër 7, të cilën e barti gjatë kohës së tij në Manchester United dhe Madrid, por ajo ishte e zënë nga anësori kolumbian Cuadrado, transmeton portali arbresh.info.
Por, menjëherë pas prezantimit të marrëveshjes për transferimin e Ronaldos, Cuadrado shfrytëzoi rrjetin social Instagram duke postuar një foto të tij me fanellën me numër 7 duke emrin e Ronaldos prapa.
Cuadrado shkroi në postimin e tij në Instagram: “Jam më shumë se i bekuar për t’i dhënë sesa për të pranuar bekime”, duke mirëpritur kështu bashkëlojtarin e ri në Torino.
Duke folur për ‘DAZN’, Ronaldo insistoi se ish lojtari i Chelseas në formë vullnetare i dhuroi atij fanellën me atë numër duke kaluar më pas te ajo me numër 16, transmeton portali arbresh.info.
“Është numri im i preferuar dhe unë kam folur me klubin në fillim rreth kësaj”, ka thënë fillimisht Ronaldo. “Dhe sigurisht kam folur me Cuadradon sepse ai kishte fanellën me numër 7”
“Ai tha se nuk kishte problem dhe se do të ishte kënaqësi për të dhënë fanellën me numër 7. Pra, unë jam i befasuar në mënyrë pozitive pasi klubi më ndihmoi mua dhe sigurisht Cuadrado e pranoi këtë mirë”
Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë, brendi personal i të cili quhet CR7, shtoi: “Pra, unë jam me fat që mund të vazhdoj me fanellën me numër 7”./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...