Përgatitni tiramisu për vetëm pesë minuta

17:24 | 22 Gusht 2018
Arbresh.info

Nuk do të gjeni asgjë më të shpejtë se kjo recetë të cilën na e tregon kuzhinieri i famshëm Gordon Ramsay.

Përbërësit:

– 120 g sheqer pluhur,
– 300 g krem,
– ekstrakt vaniljeje (sipas dëshirës),
– 250 g djathë mascarpone,
– biskota (një lloj gurabije e ëmbël),
– një filxhan kafe të zezë të fortë.

Përgatitja:

Në një enë qitni sheqerin pluhur, shtoni kremin.

Përzierjen e djathit mascarpone dhe vaniljen qiteni në krem dhe të gjitha bashkë përzieni mirë.

Biskotat ndani përgjysmë, njomni në kafe dhe vendosni në gotë.

Qiteni përzierjen në gotë dhe sipër (në majë) gërryeni një çokollatë të zezë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme