As iPhone as Samsung, ky është celulari më i mirë i vitit

14:13 | 22 Gusht 2018
Arbresh.info

Nokia 7 plus është shpallur si telefoni më i mirë i 2018, në kategorinë “konsumatore”.

Ky çmim është dhënë nga EISA dhe janë çmime që jepen nga komisioni më i madh i pavarur në botë, i përbërë nga përfaqësuesit e 55 revistave dhe portaleve më të respektuara të specializuara.

Ata vlerësuan kolektivisht modelin Nokia 7 Plus për dizajn mbresëlënës, performancë të shkëlqyer dhe aftësi mbresëlënëse të kamerave.

Nokia 7 Plus është quajtur telefoni i mençur kryesor në kategorinë e pajisjeve mobile për përdoruesit, i cili do t’i japë atij Çmimin EISA për vitin 2018/19.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme