Google ADS

Arrestohet një person, dyshohet se po planifikonte sulm terrorist

12:40 | 22 Gusht 2018
Arbresh.info

Policia në Berlin ka arrestuar një rus 31 vjeçar i akuzuar për planifikim sulmi terrorist diku në Gjermani.

Prokurorët pretendojnë se ai është një islamist radikal, transmeton portali arbresh.info.

Shtetasi rus Magomed-Ali C, është arrestuar në një apartament në Berlin nën dyshimet e planifikimit të “dhunës serioze shtet-dëmtuese”, njofton Zyra e Prokurorit Federal të Gjermanisë.

31-vjeçari është një bashkëpunëtor i dyshuar i Clement B., i cili u arrestua me akuza terroriste në qytetin francez të Marsejës vitin e kaluar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme