Fisnik Asllani, është talenti më i ri që i është bashkuar Kombëtares së moshave U-17.
Sulmuesi 16-vjeçar i talentuar, Fisnik Asllani, është talenti më i ri që i është bashkuar Kombëtares së moshave U-17.
Talenti me origjinë nga Kosova, më parë ka luajtur edhe për ekipet e moshave të Gjermanisë dhe është pjesë e akademisë së “Union Berlin” por së fundmi ai ka zgjedhur Shqipërinë si Kombëtare.
Asllani, gjithashtu mësohet se është thirrur nga trajneri Mustedanagiç, për miqësoret që 17-vjeçarët do të luajnë ndaj Kosovës, në muajin shtator.
Lista e plotë nuk është bërë ende publike, por trajneri mendohet se do të provojë shumë lojtarë të rinj, me perspektivë për të ardhmen.
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...