Në një deklaratë për KALLXO.com, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka thënë se në rastin “Pronto” nuk ka prova për disa nga të akuzuarit.
“Edhe unë nuk jam pajtu me rastin e ‘Pronto’s, se kam thanë që ka prova vetëm për disa nga të akuzuarit, e jo për të gjithë të akuzuarit. Aktakuza ka shku shumë më përpara se me ndodhë takimi, e jo para se me shku aktakuza”, ka thënë Lumezi.
KALLXO.com ka kontaktuar me avokatin e Adem Grabovcit, i akuzuar nga Prokuroria Speciale në lidhje me rastin “Pronto” për të marrë një koment në lidhje me këtë deklaratë të Lumezit.
Sipas Florent Latifajt, i mbrojturi i tij, Adem Grabovci nuk ishte dashur të hetohet fare.
“Ska pas vend me i fillu hetimet fare ngase ADem Grabovci është hetu dhe me qato prova janë pushi hetimet ndaj tij”, tha Latifaj për KALLXO.com.
Për më tepër, Latifaj vlerësoj se përgjimet telefonike, si prova në rastin “Pronto”, në fakt ishin dashtë të shkatërrohen nga prokuroria.
“Arsyeja e dytë është se përgjimet telefonike është dasht të shkatrrohen nga prokurori në afat më së largu 6 muaj pas pushimit të hetimit”, tha Latifaj.
Megjithatë, Latifaj ka refuzuar të komentoj deklaratën e Lumezit në lidhje me mungesën e provave në rastin “Pronto”.
“Sa i përketë dejkaratave të dikujt tjetër nuk mundem me i komentu”, tha në fund Latifaj.
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen