Grupi që tallet me njerëzit e shëndoshë tërbon rrjetet sociale (Foto)

10:00 | 21 Gusht 2015
Arbresh.info

Një grup që tallet me personat me mbipeshë ka ngjallë reagime të fuqishme në internet pas bërjes me photoshop të fotografive të disa njerëzve – përfshi këtu edhe yje dhe modele dhe duke i bërë ata të duken më të dobët.

Shënjestër e projektit të quajtur Harpoon janë edhe Meghan Trainor dhe Melissa McCarthy, ndonëse pjesa tjetër janë gra të zakonshme që postojnë nëpër rrjetet sociale.

Udhëheqësi i grupit, Nick Baskins tha për PEOPLE se ai dhe shokët e tij nuk e kanë për qëllim ta ofendojnë askënd: “Qëllimi ynë nuk është ta lëndojmë apo ta tallim dikë. Ne marrim dhjetëra mesazhe çdo ditë se si fotografitë tona kanë inspiruar njerëzit ta përmirësojnë ushqimin dhe të merren me sport.”

“Derisa ne i respektojmë të gjithë individët, besojmë se është e gabueshme ta pranosh obezitetin si diçka normale.” – u shpreh Baskins./arbresh.info

11242335_1452845428357971_893192875200486285_n

11863232_1452791568363357_6873820927247919988_n project-harpoon-2-800

 

11863230_1454262794882901_8834663035495341462_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme