Ish-komandanti i përgjithshëm i UCK’së, Sylejman Selimi, në një intervistë dje për Gazetën Express dhe Televizionin 7, ka folur edhe për idenë e Presidentit Hashim Thaçi për shkëmbim territoresh. Ai, nga burgu, përmes telefonit, ka thënë se kufijtë janë të përcaktuar dhe lufta e fundit në Kosovë ka ndodhur për t’i mbrojtur ato.
“Nëse do të ishte ndarë Kosovë nuk mendoj se kishte ardhur deri të lufta”, ka thënë ish-ambasadori kosovar.
Por sipas tij, edhe nëse diskutohet tema e ndarjes apo ndryshimit të kufijve, kjo gjë duhet të bëhet nga parlamenti dhe qytetarët, e jo nga individë të caktuar dhe të mbahet temë e mbyllur.
“E para temat nuk duhet të jenë të mbyllura për individ, por duhet të diskutohen në opinion, parlament, duhet të diskutohen me qytetarëve sepse verdikti është i qytetarëve. Në këtë aspekt çdo plan duhet të jetë publik dhe ai plan duhet të jetë transparent, duhet ti adresohet qytetarëve për mendim tim”, ka thënë Selimi në intervistën ekskluzive për Gazetën Express dhe Televizionin 7, përmes telefonit nga burgu i Dubravës./Express/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...