Google ADS

Virusi vdekjeprurës i Nilit përhapet nëpër Evropë

08:08 | 22 Gusht 2018
Arbresh.info

Epidemia e virusit vdekjeprurës të Nilit Perëndimor është duke u përhapur nëpër Evropë dhe më shumë mushkonja të njohura për përhapjen e tyre janë gjetur në Essex.

Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar për rritje të rasteve të infeksionit nga i cili kanë vdekur tre persona në Itali ditëve të fundit, transmeton portali arbresh.info.

Rreth 401 raste të virusit janë raportuar në BE deri tani këtë vit dhe 22 persona kanë vdekur si rezultat i infeksionit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se insektet filluan të transmetojnë infeksionin më parë këtë vit, dhe temperaturat e larta dhe shirat e ndjekura nga moti i thatë kanë inkurajuar mushkonja të shtohen më shumë.

Shtetet më të prekura përfshijnë Serbinë –ku 126 persona janë infektuar, Italia me 123 raste, Greqia me 75. Tridhjetë e nëntë persona janë infektuar në Hungari ndërsa 31 incidente janë konfirmuar në Rumani./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme