Nënë e bir takohen pas 68 vjetësh në kufirin mes Koreve

00:58 | 22 Gusht 2018
Trina Galanxhi

“Sang Chol!”, – ka ulëritur Lee Keum-seom, koreano-jugore 92 vjeçe, duke thirrur në lot emrin e djalit të saj 71-vjeçar. “Sa fëmijë ke?”, – shtoi ajo, duke e shtrënguar mes duarve, Kanë kaluar 68 vjet nga hera e fundit që janë parë, nga kohët e luftës mes Koreve, kur gruaja u largua me vajzën, duke lënë pas bashkëshortin e saj dhe Ri Sang Chol, i cili ishte vetëm 4 vjeç.

Pas gjithë kësaj kohe, Lee dhe Ri kanë mundur të takohen sërish në një resort në Monte Kumgang, të Koresë së Veriut. Për dekada kanë jetuar të ndarë nga minat dhe nga rrjeti i spiunazhit që ndanë dy Koretë nga fundi i luftës (1953).

Takimi – Ri më pas i ka treguar Lee-së fotografitë e familjes, mes të cilëve edhe të babait të tij. “Ja babai!”. “Nuk do ta kisha imagjinuar që do të vinte kjo ditë, – ka thënë zonja, – nuk e dija as nëse ishte gjallë”.

Skenari – Ri e Lee nuk janë të vetmit. Janë 89 familje të përfshira në këto takime të reja, të vendosura nga presidenti koreano-jugor Moon Jae-in dhe nga lideri Kim Jong-un në takimin e zhvilluar në prill të këtij viti. Familjet do ë kalojnë rreth 11 orë së bashku në Veri, shpesh nën kontrollin e agjentëve koreano-veriorë, para se të ndahen sërish, ndoshta përgjithnjë. Personat e ndarë për shkak të luftës së Koreve (1950-53) – e mbyllur me një marrëveshje armëpushimi, jo me një traktat paqeje dhe me gadishullin të ndarë në dysh nga një zonë e padepërtueshme ushtarake – janë me miliona.

Teknikisht dy Koretë janë akoma në luftë dhe çdo shkëmbim mes civilëve është i ndaluar. Por që nga viti 2000, dy vendet kanë lejuar rreth 20 takime mes familjeve të ndara, ps një përmirësimi të marrëdhënieve dypalëshe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme