Mosha madhore është një kohë ideale për t’i bërë disa ndryshime të shëndetshme në jetën tuaj.
Këtu janë nëntë ndryshime që mund t’ju ndihmojnë të arrini sukses dhe të ndjeheni të përmbushur.
1. Ndalo pirjen e duhanit.
Nëse jeni duke e pirë duhanin, atëherë ndaloni atë menjëherë. Nuk mund t’i riparoni të gjitha dëmet që i shkakton duhani nëse e keni konsumuar atë për një kohë të gjatë.
2. Filloni të flini dhe të zgjoheni në të njëjtin orar.
Mund t’ju duket joshëse që t’i shfrytëzoni fundjavat dhe më pas t’i kompensoni ato me gjumë gjatë ditëve të javës. Mirëpo kjo nuk rekomandohet nga ekspertët.
3. Filloni të ushtroni rregullisht.
Mundohuni të lëvizni sa më shumë që është e mundur. Ajo mund të përfshijë ecjen, çiklizmin, vrapimin, notin, peshëngritjen etj.
4.Filloni kursimin e parave.
Ndërtimi i hershëm i zakonit të kursimit do të ju ndihmoj shumë në të ardhmen.
5.Filloni të ndiqni ëndrrën e jetës.
Mos u vononi në këtë drejtim. Dëshironi të blini shtëpi? Krijoni familje? Shkruani një libër? Atëherë tani është koha më e mirë për t’ia filluar.
6.Kënaquni me atë që keni.
Nëse jeni të kënaqur me atë që keni, do të keni një jetë më të lumtur.
7.Mos u mundoni t’i kënaqni të gjithë.
Zgjidhni miqtë tuaj me kujdes. Nuk je i detyruar të bëhesh i mirë me njerëzit që nuk janë miqësor ndaj jush.
8. Mos e krahasoni veten me të tjerët.
Nëse nuk keni arritur t’i bëni gjërat njëjtë me vëllezërit dhe motrat tuaja, atëherë pajtohuni me këtë gjë.
9.Filloni ta falni vetveten për gabimet tuaja.
Ne të gjithë bëjmë gabime. Mos u ndalni në gabimet e së kaluarës – mësoni prej tyre dhe ecni përpara.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?