Gjermania po vendos në punë inteligjencën artificiale për të luftuar korrupsionin. Së fundi prokuroria po shfrytëzon një program informatik të quajtur Watson për identifikimin e aferave korruptive.
“Berliner-zeitung” raporton se makineria antikorrupsion e cila është prodhuar nga IBM monitoron pagesat e zyrtarëve dhe transaksionet financiare duke kërkuar për anomali që më pas bëhen objekt hetimi.
Prokurori Rüdiger Reiff shpjegon se programi mund të përdoret p.sh në rastin e një zyrtari shtetëror për të identifikuar rastet kur ai bën shpenzime më të larta sesa të ardhurat e ligjshme.
Watson është ndërtuar edhe për monitorimin e shpenzimeve private që bëjnë zyrtarët qofshin këto jashtë orarit zyrtar apo fundjavave me prenotime online apo me pagesa elektronike. Makineria është e aftë të identifikojë edhe rastet kur zyrtarët e vendosur nën monitorim veprojnë me pseudonime për të fshehur veprimin.
Aplikimi i kësaj makineri ka ngjallur edhe debatet e para në Gjermani në lidhje me respektimin e të dhënave private nga programi në fjalë, por edhe mundësinë që ndonjë gabim i mundshëm i platformës të ndëshkojë padrejtësisht nëpunësit shtetëror.
Zyra Gjermane për mbrojtjen e të dhënave personale e pyetur nga mediat ka thënë se nuk ka dijeni për programin antikorrupsion.
Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë
“Kosova, shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karb...
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë
Hiqet nga përdorimi lënda djegëse e mazutit, vendosen panele...
Nagavci nënshkruan kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dh...
“Ishte vërtet e vështirë siç prisja të ishte”, deklarata e J...