Google ADS

GIF tani edhe tek bizneset në Facebook

09:42 | 21 Gusht 2015
Arbresh Info

Rrjeti social Facebook ka filluar të lejojë edhe bizneset për të postuar foto në formatin GIF në faqet e tyre pas afër tre muajve kur funksioni ishte në dispozicion për vetëm llogaritë e përdoruesve.

Wendy, Coca-Cola, brendi brazilian Kuat dhe BuzzFeed janë bizneset e para që kanë pasur mundësi të shpërndajnë foto të tilla, transmeton arbresh.info. Këto mund të shfaqen tek postimet që bën ndonjë biznes, por jo tek hapësira e rezervuar për reklamë.

Gjiganti ka thënë është duke testuar vazhdimisht këtë format si dhe do evoluojë kohë pas kohe derisa të jetë në dispozicion tek shumë biznese./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme