Për aq sa ia lejojnë kompetencat, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, zotohet se aktakuza për 19 mijë veteranët që dyshohet se janë të rrejshëm nuk do të mbetet në sirtarët e prokurorisë.
Tahiri, i shqetësuar me këtë situatë të krijuar, ka thënë se pa dashur të ndërhyjë në sistemin e pavarur të drejtësisë, ajo aktakuzë duhet të ngritët, raporton KTV.
Sipas tij, secili që ka manipuluar me listën e veteranëve duhet të dalë para drejtësisë dhe të njëjtit të gjykohen për mashtrim të mundshëm.
Ndërkaq, lidhur me deklarimet e prokurorit të dorëhequr, Elez Blakaj, se i njëjti ka pasur presion dhe është kritikuar lidhur me hetimet nga kryeprokurori Aleksandër Lumezi, Tahiri ka thënë se edhe për këtë dikush duhet dhënë përgjegjësi.
Sipas Tahirit, me gjithë punën e madhe të ministrisë, të cilën e drejton, lidhur me reformat në këtë sistem, rritjen e numrit të gjykatësve dhe prokurorëve si dhe ngritjen e pagave me situatën e fundit, sistemi i drejtësisë nuk ka lëvizur fare.
Sidoqoftë, Tahiri thotë se do të angazhohet që sistemin e drejtësisë ta çojë përpara në mënyrë që kësi lloj situatash që, sipas tij, janë skandaloze, të mos përsëriten në të ardhmen.
Duke iu referuar reformave në drejtësi, jo vetëm për çështjen e veteranëve por edhe për sistemin e drejtësisë në përgjithësi, inicimi i verifikimit të këtij sistemi i njohur si vetting do të ndikonte në përmirësimin e këtij sistemi.
Chelsea dhe PSG-ja po planifikojnë shkëmbimin e dy yjeve – n...
Sinani: Sulmi në Ibër Lepenc nuk mund të jetë ndryshe pos su...
Kosova siguron rrymë nga Shqipëria, pas sulmit në Ibër-Lepen...
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...