“Homoseksualiteti është një simptomë si çdo tjetër, sikur keni kokëdhimbje ose ethe. Unë nuk e kuptoj se ku qëndron problemi”, shprehet doktori.
Një mjek francez, i cili pretendon se mund të trajtojë homoseksualitetin duke përdorur terapi alternative, si homeopati, është nën hetim në Kantonin e Gjenevës, ku ai praktikon, shkruajnë mediat zvicerane.
Ministri Rajonal i Shëndetësisë, Mauro Poggia, ka kërkuar të hapen hetime ndaj doktorit, Dr. Jean-Yves Henry, përcjell albinfo.ch.
“Për të, duket se homoseksualiteti është një sëmundje për të kuruar. Ky element mjafton për të justifikuar hapjen e një hetimi”, është shprehur Poggia.
Vendimi ka ardhur pasi rrjetet sociale u vërshuan me komente pasi doktori kishte shkruar një artikull në vitin 2009, ku ai flet për homoseksualitetin si një simptomë të veçantë, por jo një patologji.
Por, ai nuk është penduar, madje, e thotë edhe për RTS. “Homoseksualiteti është një simptomë si çdo tjetër, sikur kur keni kokëdhimbje ose ethe. Unë nuk e kuptoj se ku qëndron problemi”, shprehet doktori, i cili me terapi trajton vajzat dhe djemtë.
Komisioni i Gjenevës është ngarkuar me ekzaminimin, nëse mendimet e shprehura nga Henry janë të pavarura nga aktiviteti i tij mjekësor dhe nëse ai ka rrezikuar pacientët e tij ose ka praktikuar mjekësi ilegale, sipas Poggias.
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...