Google ADS

Ish-presidenti amerikan jeton në shtëpi dy dhomëshe

08:11 | 21 Gusht 2018
Arbresh.info

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter për herë të parë ka folur për jetën e thjeshtë që e bën në qytetin e vogël të Georgias.

Carter, tanimë 94 vjeç ka treguar për Washington Post se si vendosi të kthehet në qytetin e Plains pas presidencës në vend se të përfitonte nga fama politike, transmeton portali arbresh.info.

“Nuk shoh asgjë të keqe, nuk i fajësoj të tjerët pse e bëjnë”, tha Carter për gazetarin.

“Vetëm se asnjëherë nuk e kam pasur ambicie të jem i pasur”, u shpreh ai.

Në vend se të bënte para nëpërmjet korporatave dhe bordeve të kompanive të mëdha sikurse paraardhësi i tij Gerald Ford, Carter u kthye në qytetin ku kishte lindur dhe iu kthye jetës prej fermeri që e jetonte para se të shkonte në Shtëpinë e Bardhë.

Përkundër fitimeve që merr në vit, Carter tha se ishte i vendosur të jetonte një jetë modeste në qytetin jugor të Georgias/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme