Drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava, ka thënë se paga mesatare e punëtorëve në nivel të “Trepçës” është 525 euro, ndërsa paga e minatorëve është 625 euro. Sipas tij, gjatë muajit qershor është arritur rekord ku janë prodhuar mbi 15 mijë tonë xehe.
Me gjithë problemet e mëdha, optimizmi nuk e ka lëshuar për asnjë cast drejtorin e përgjithshëm të “Trepçës”, Ahmet Tmava. Ai beson se “Trepça” mund të ecën përpara, nëse shteti punon për ta nxjerrë atë nga AKP-ja dhe për t’ia kthyer kompleksin institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Ai vazhdon t’i fajësojë institucionet e shtetit të Kosovës, se asnjëherë nuk janë marrë seriozisht me “Trepçën” dhe me problemet me të cilat është përballur dhe vazhdon edhe më tutje të përballet. Por, edhe përkundër vështirësive, drejtori Tmava pohon se në “Trepçë” është shënuar rekord i prodhimit.
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...