Kohët e fundit është përhapur problemi i gjumit. Të shumtë janë ata që thonë se nuk i zë gjumi edhe kur janë shumë të lodhur. Por nëse kthehemi prapa në vitet 1942, njerëzit flinin mesatarisht 8 orë në ditë. Ndërsa sot mesatarja shkon deri në 6 orë. Përgjithësisht rekomandohet shtatë deri në 9 orë gjumë, për një gjendje të mirë të shëndetit dhe metabolizmit.
Pothuajse 40% e amerikanëve flenë më pak se 7 orë në natë. Madje 70 milionë amerikanë kanë çrregullime me gjumin. Të gjithë e dinë se është e rëndësishme të flesh mjaftueshëm, por jo të gjithë e dinë se çfarë i bën trupit. Këtu do gjeni disa nga shenjat e problemeve të gjumit që shfaqen në pamje të jashtme por edhe brenda nesh.
Nervozizëm: Netët pa gjumë sjellin nervozizëm, luhatje emocionale. Përjetim të fortë emocional të ngjarjeve .
Dhimbje koke: Dhimbja e kokës bëhet kronike. Edhe migrena mund të shkaktohet nga dhimbjet e kokës të shpeshta nga pagjumësia. Shumica e tyre që flenë shumë pak zgjohen në mëngjes me një dhimbje të tmerrshme kokë.
Pamundësia për të mësuar: Adoleshentët që nuk flenë mjaftueshëm e kanë të pamundur të mësojnë një mësim apo të fiksojnë leksionet. 2 % shënohet ulje në matematikë dhe 4% në letërsi. Por kujdesa afatshkurtër ndikon edhe tek të rriturit të cilët mund të harrojnë shumë fjalë që përdorin si pjesë e rutinës së ditës.
Shtimi në peshë: Luhatshmëria e hormoneve që çlirohet gjatë natës për balancim, çon në rritje oreksi dhe shtim në peshë.
Vizioni i dobët: Pamja apo sytë tuaj nuk shohin si zakonisht, ju vret drita e fortë, doni qetësi dhe errësirë. Sa më shumë zgjuar të qëndroni, aq më shumë gabime vizuale do bëni dhe ka shumë gjasa të përjetoni halucinacione.
Sëmundje të zemrës: Kur një njeri qëndron zgjuar gjatë gjithë natës, rrit tensionin e gjakut, rrahjet e zemrës rrit proteinën C-reaktive, shenjë rreziku të sëmundjes së zemrës.
Ngadalësim: Nuk ke dëshirë të bësh shumë gjëra. Madje edhe në marrëdhënie seksuale do jeni shumë dobët.
Infeksione: Privimi i gjumit pengojnë mbrojtjen natyrale të trupit kundër mikroorganizmave. Problemet shfaqen edhe në fytyrë, skuqje, rrathë të zinj, puçrra etj.
Mbiprodhimi i urinës: Kur njerëzit flenë gjumë, trupi ngadalëson prodhimin normal të urinës. Kjo është arsyeja pse shumica e njerëzve nuk shkojnë shpesh në tualet gjatë ditës. Për ata që nuk flenë ose kanë probleme me gjumin vuajnë shumë nga urinimi i shpeshtë që quhet nocturia, nevoja për të përdorur banjën gjatë gjithë natës. Nëse rregullon gjumin, do e shikosh vetë sa mirë do bëhesh.
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...