Abdixhiku reagon ndaj deklaratës së Haradinajt, ku e quan hajn Elez Blakajn

23:32 | 20 Gusht 2018
Arbresh.info

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar ndaj deklaratës së Kryeministrit Ramush Haradinaj i cili akuzoi ish-prokurorin Elez Blakaj që kinse gjatë luftës ka ikur në Bllacë.

“LOGJIKA E KAPJES: Ju që keni ikur në Bllacë, fëmijë, pleq, gra e burra – tē gjithë ju 1 milionë shqiptarë të maltretuar e dëbuar – ju nuk keni të drejtë në këtë shtet. Ky shtet është veçse i yni! Ju nuk keni të drejtë as të hetoni hajnitë, as të kërkoni drejtësi, as të vëni në pyetje krimet e mashtrimet. S’guxoni të bëni një gjë të tillë. Ju nuk keni të drejtë të shkolloheni e bëheni një ditë prokurorë, as të edukoheni për gjyqtarë; ju keni të drejtë veç të paguani taksa – të cilat ua marrim më vonë. Herë 40 e herë 50 milionë”, shkruan Abdixhiku në Facebook.

Kryeministri Haradinaj e ka quajtur hajn dhe pishpirik, që nuk mund të vlerësojë numrin e veteranëve, meqë ka ikur në Bllacë e Stankovec.

Ai nuk e ka pranuar se deklaratat e tij janë presion publik për këdo që mund të merret me këtë lëndë në të ardhmen, por ka bërë thirrje që të vërtetohet nëse ka pasur mashtrime.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme