Raportimet e fundit që vijnë nga Spanjë, shkruajnë se mesfushori i Barcelonës, Rafinha, është afër kalimit te Real Betis.
Mesfushori brazilian kaloi gjysmën e dytë të sezonit si huazim te Interi, por që ata nuk e paguan klauzolën e blerjes që ishte detyrim para 30 qershorit.
Negociatat u zhvilluan për një huazim tjetër, por Barça nuk dëshiroi ta lëshojë lojtarin, vetëm me një transferim të përhershëm.
Nëse nuk arrihet marrëveshje Rafinha mund edhe të qëndrojë pasi Erensto Valverde është shprehur i kënaqur me të.
Tani RAC1 raporton se babai dhe agjenti i Rafinhas është në Sevilla për të mbyllur marrëveshjen me Real Betisin.
Në anën tjetër Real Betis po punon edhe për blerjen e Joao Marios, që Interi e ka vënë në shitje.
Betisi ka kohë edhe 11 ditë që t’i mbyll këto marrëveshje. /Telegrafi/
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...