Reagon Prishtina për ndeshjen e shtyrë me Gjilanin: Jemi mësuar të luajmë rrugëve

15:46 | 20 Gusht 2018
Arbresh.info

Krerët e klubit FC Prishtina janë deklaruar rreth shtyrjes së takimit Prishtina – Gjilani, i paraparë të luhej sot me fillim nga ora 19:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Drejtori i FC Prishtina, Arbnor Morina, ka konfirmuar  shtyrjen e ndeshjes, duke treguar edhe arsyen e këtij vendimi.

Morina ka treguar se ndeshja është shtyrë për shkak të mospranimit teknik të objektit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.“Ndeshja shtyhet për shkak të mospranimit teknik të objektit nga ana e MKRS-së, por nuk kam detaje se kur mund të ndodhë ky pranim, dhe unë nuk kam komunikim me ta”, tha Morina për Insportin.

Ndërkaq, nënkryetari i klubit nga kryeqyteti, Afrim Muçiqi, deklaroi se duhet të pritet edhe pak, por se Prishtina “është mësuar rrugëve”.

“Është caktuar delegati i ndeshjes, referët, ne e kemi thirrur Policinë e Kosovës dhe e kemi bërë organizimin e ndeshjes. Minstria reagoi me shtyrje për shkak të mos-licencimit të stadiumit”, tha Muçiqi për Insportin.“Ky është realiteti kosovar. Prishtina është mësuar rrugëve tash e dy vite. Duhet të presim edhe pak”, deklaroi Afrim Muçiqi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme